Fustane Nusërie
Një përzgjedhje e kuruar fustanesh nusërie për nusën që di saktësisht kush është — dhe kush do të bëhet.
Rezervo takimin tëndGjithçka nisi 26 vite më parë, me një dyqan të vogël fustanesh nusërie. Sot, kjo histori vazhdon aty ku filloi: duke kërkuar dhe përzgjedhur fustane që nuk janë thjesht për t’u veshur, por për t’u kujtuar.
Shfletoni Koleksionin
Për ditën tënde.
Për versionin më të bukur tëndin.
— Sara Event, Tiranë
Eksperienca
Zgjedhja e fustanit të nusërisë meriton të jetë një moment po aq i veçantë sa vetë fustani. Në Sara Bridal, çdo takim është menduar për t’ju dhënë kohën, vëmendjen dhe përkujdesjen e duhur për të provuar koleksionet tona dhe për të zbuluar fustanin që ju përfaqëson. Me mbi dy dekada eksperiencë pranë nuseve, ekipi ynë ju shoqëron gjatë gjithë zgjedhjes, deri në atë moment të veçantë kur mes shumë fustanesh gjeni fustanin tuaj.
Rezervoni Takimin Tuaj
Na kontaktoni për të rezervuar takimin tuaj në Sara Bridal. Gjatë orarit të rezervuar, ekipi ynë ju dedikon kohën dhe vëmendjen e nevojshme për të njohur preferencat tuaja dhe për t’ju prezantuar koleksionet tona të fustaneve të nusërisë.
Zgjedhja e fustaneve
Bisedojmë me ju për stilin që kërkoni, modelin që preferoni, llojin e ceremonisë dhe detajet që janë të rëndësishme për ju. Më pas, bazuar në këto preferenca, ju ndihmojmë të përzgjidhni modelet, siluetat që përshtaten më së miri me atë që kërkoni.
Prova e fustanit
Provoni modelet e përzgjedhura dhe shihni se si secili prej tyre përshtatet me trupin dhe stilin tuaj. Ekipi ynë është pranë jush gjatë gjithë provës për t’ju orientuar me sugjerime mbi prerjen, masën dhe detajet, derisa të gjeni fustanin në të cilin ndiheni më mirë.
Përshtatjet & dorëzimi
Pas zgjedhjes së fustanit, realizohen përshtatjet e nevojshme për masën dhe formën tuaj. Organizojmë provat përfundimtare dhe kujdesemi për çdo detaj të fundit, në mënyrë që fustani të jetë gati dhe t’ju dorëzohet në kohë për ditën e dasmës.